Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka reaguar kundër aktakuzës së pakonfirmuar të prokurorit të Gjykatës Speciale

Anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës kanë pritur me indinjatë aktakuzën e pakonfirmuar të prokurorit të Gjykatës Speciale ndaj dy personaliteteve kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, si dhe nëntë të tjerëve. Natyrisht, që në aktin e parë shihet padrejtësia e drejtësisë dhe ndërhyrjet politike, sepse po të ishte ndryshe, nuk do të veprohej kësisoj. Themi kështu pa paragjykuar veprimet e tjera të një gjykate që do të pandehnim se do të duhej të gjykonte vërtet drejt. Kjo Gjykatë, që në fillet e saj u gjykua nga shumëkush, nisi nga kreu i UÇK-së, nga ata që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, emra që kanë mbrojtur popullatën nga krimi duke iu kundërvu atij, sepse forcat serbe pa dyshim nuk kanë kursyer asnjë moshë për të treguar barbarinë e tyre. Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës gjykon këtë akt të papranueshëm, aktakuzën e pashpallur e të publikuar dhe akuzimin e atyre që për lirinë e Kosovës vepruan deri në sakrificë, pra, pa kursyer as jetën e vet. Lufta e drejtë për liri nuk mund të jetë ndryshe, e drejtë! E drejtë, pra, që njeriu të jetojë i lirë, thuhet mes tjerash në reagimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

 

 

LSHK: PADREJTËSIA E DREJTËSISË

 Anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës kanë pritur me indinjatë aktakuzën e pakonfirmuar të prokurorit të Gjykatës Speciale ndaj dy personaliteteve kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, kryetar i PDK-së, si dhe nëntë të tjerëve. Natyrisht, që në aktin e parë shihet padrejtësia e drejtësisë dhe ndërhyrjet politike, sepse po të ishte ndryshe, nuk do të veprohej kësisoj. Themi kështu pa paragjykuar veprimet e tjera të një gjykate që do të pandehnim se do të duhej të gjykonte vërtet drejt.

Ndodh një akt i tillë, për çudi, në çastet kur pritej një nismë e rëndësishme për marrëveshje me Republikën e Serbisë për bisedime me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për habinë jo vetëm të  popullit tonë, kur po niste një dinamikë ndryshe, mbase për ta përmbyllur dialogun e shumëzgjatur dhe për të marrë vendime të rëndësishme, papritur del njoftimi i pakuptimtë që nuk ka ndodhur dhe diku tjetër në botë. Vërtet, nuk ka ndodhur askund në botë që të akuzohen çlirimtarët e të mos fajësohen agresorët e shtypësit, ata që kanë bërë krime makabre, që kanë marrë dhe kufomat e i kanë hedhur në ujërat e gropat serbe për të humbur gjurmët e krimeve! Prandaj, nuk qe e rastit që të bashkërendnin veprimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të NATO-s, të botës demokratike që po gjykonte e po dënonte dhunuesit e lirisë, ata që po bënin gjenocid mbi shqiptarët.

UÇK-ja ishte masive, një vendosmëri e paparë e shqiptarëve, një heroizëm që nga luftërat e Skënderbeut deri në luftën e lavdishme për liri të luftëtarëve sypatrembur, që pas një shekulli pushtimi të arrijnë të dalin nga prangat serbe me shumë sakrifica.

Kjo Gjykatë, që në fillet e saj u gjykua nga shumëkush, nisi nga kreu i UÇK-së, nga ata që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi. Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, emra që kanë mbrojtur popullatën nga krimi duke iu kundërvu atij, sepse forcat serbe pa dyshim nuk kanë kursyer asnjë moshë për të treguar barbarinë e tyre.

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës gjykon këtë akt të papranueshëm, aktakuzën e pashpallur e të publikuar dhe akuzimin e atyre që për lirinë e Kosovës vepruan deri në sakrificë, pra, pa kursyer as jetën e vet. Lufta e drejtë për liri nuk mund të jetë ndryshe, e drejtë! E drejtë, pra, që njeriu të jetojë i lirë.

Lavdinë e lirinë i gëzojnë liridashësit.

Atdheu i vlerëson bijtë e vet, vepra e tyre mbetet histori!

Shkrimtarët jetojnë me heroizmat, me lavdinë, krenarinë dhe me sakrificat e jashtëzakonshme që kanë bërë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj gjithmonë kanë qenë me ta e do jenë sa të ketë jetë!

 

Prishtinë,

Kryesia e LSHK-së,

 

më 8.07.2020

Kryetari

 

             Prof. dr. Shyqri Galica

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …