Zyrtari ukrainas, Anton Gerashçenko ka kundërshtuar deklaratën e ministri kinez, Lu Shaye, për Krimenë. Ai tha se ne presim reagimin zyrtar të Pekinit. Është qëndrimi i Kinës apo mendimi i ambasadorit, pasi sipas tij deklaratat e tilla janë serioze dhe kërcënojnë rendin ndërkombëtar”, shtoi zyrtari ukrainas. Ambasadori kinez në Francë, Lu Shaye i tha televizionit francez Krimeja ishte pjesë e Rusisë dhe se ish-udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi ia dhuroi shtetit ukrainas. Vendet e ish-Bashkimit të Republikave Sovjetike nuk kanë status real në të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare për të materializuar statusin e tyre sovran”, shtoi Shaye. Deklaratën e diplomatit kinez e kanë dënuar një numër shtetesh duke përfshirë edhe Francën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …