leoni

Luan Baci: Ja se si foli Enver trimi në Konferencën e Paqes në Paris

     Burri shqiptar, me gjak shqiptari qe beri deklaraten e madhe ne Paris te Frances, fill pas mbarimit te luftes se dyte boterore ne mbrojtje te kufijve te Shqiperise, mbrojti teresine territoriale te shtetit te sapodale nga lufta. Forca e tij qendroj ne popull, edhe pse sapo i dale nga zjarri i betejave. Forca e birit te popullit ENVER HOXHA ishte tek armet e popullit, te brigadave partizane, qe akoma ishin te ngrohta nga betejat me armikun. Ai burre i mencur dhe atdhetar nuk i dorezoj armet pas luftes, por i tha popullit ta mbajne gishtin gati ne kembez, per ti shkrepur perseri ne se kush do te guxonte ti prekte kufijte e shenjte te atdheut, dhe jo si lapanjoset e sotem qe japin territor detar, e ujor te brendshem si Ujmani, apo dhe tokesor sikur te jene ne prone te babes, per hir te “politikes se madhe” te ruajtjes se paqes ne rajon. Keta bastarder pa atdhe shesin babe e nene per te qendruar prane parase dhe llogarise se tyre bankare, ndersa burri i lavdishem i kombit qendroj ne kembe per atdhe dhe popull deri sa i rrahu zemra.

Luan Baci: Ja se si foli Enver trimi në Konferencën e Paqes në Paris

     “Unë deklaroj solemnisht se: as Konferenca e Parisit, as Konferenca e të Katërve, as çdo konferencë tjetër qoftë, nuk mund të marrin në shqyrtim kufijtë e vendit tonë brenda të cilëve nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj. Kufijtë tanë janë të padiskutueshëm dhe askush nuk do të guxojë t’i prekë. Që të mundin të marrin një pëllëmbë tokë të vendit tonë, grekët duhet të vënë në lëvizje të tjera mekanizma përveç votës së Konferencës së Parisit. E gjithë bota ta dijë se populli shqiptar nuk lejon që të diskutohen kufijtë e tij dhe toka e tij.”

Fragment nga fjalimi i Enver Hoxhës në Konferencën e Parisit në 1946.

     Pse na duhet sot një burre shteti qe te kete kurajon e atdhetarit Enver Hoxha?  Nje fare Lajçaku në Prishtinë u ben presione bashibozukeve shqiptare te Kosoves se në secilën marrëveshje me Serbinë duhet të bëjë kompromise dhe te pakurrizoret shqiptare nuk e kundërshtojne fare.

     Perulja, dorezimi dhe kapitullimi perpara kerkesave lajcakiste te Lajcakut dhe te Vucicit, eshte TRADHTI dhe bartësit e saj quhen TRADHTARË!!!

     Jane po keta bashibuzuke qe ishin edhe në Washington prej nga sollën me vete një marrëveshje që Kosovën e kthen në lojen e plote te diplomacise se Serbise dhe shkaterrimin e plote te  integritetit dhe  te pamvaresise te Kosoves.

     Kosoves i duhet urgjentisht, po ama urgjentisht, permbusja e qeverise jo-legjitime te Hotit dhe kalimi ne zgjedhje qe te kete nje kuvend tjeter. Me keta 82 “deputete” kukulla te Thacit dhe te Mustafes, tradhetore si vete ata, ashtu sic kaloj demarkacioni me Malin e Zi dhe dhenia e territorit Maqedonise se Veriut, do te zhbehet edhe perfundimisht shtetesia e Kosoves.

 

USA

16 Tetor 2020

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …