Akuzat të shpikura ndaj SHISH në çështjen e “Toyota Yaris” kanë qëllimin e induktimit të injorancës dhe urrejtjes për popullin se SHISH është gjoja një Institucion që anon politikisht ndaj një partie të caktuar, duke krijuar kështu një gjueti shtrigash përmes klithmave si “nevoja për reformë”.
Agnatologjia është studimi i injoracës së induktuar përmes publikimit të të dhënave të trilluara ose të pasakta. Në vitin 1995, Robert N. Proctor, një profesor i specializuar në historinë e shkencës dhe teknologjisë dhe gjuhëtari Iain Boal kanë shpikur neologjizmin në bazën e fjakëve greke agnōsis “të paditur” dhe logos “shkencë”. Është fjala për injorancën e shpërndarë qëllimisht në mediume si Interneti apo shtypi.
Kështu, duke analizuar shtypin në trevat e Shqipërisë, na del se në subjekte të caktuara si siguria kombëtare, shpërndarja e fake news favorizon përhapjen e injorancës.
Shembulli më i qartë është “skandali”i fundit i kapjes së një automjeti Toyota Yaris me 3,5 milionë euro në të.
Mass mediat, përmes gazetarucëve si Mero (N) Baze e Bedri (P) Islami dhe disa deputetë si Taulsnt Balla, vrapuan me dëndësi të akuzojnë Shërbimin Informativ i Shtetit (SHISH) se ka dekonspiruar informacione një politikani të caktuar, në bazë të gabimeve logjike të trasha. Mero (N) Baze shkoi aq larg sa që kërkoi shkarkimi i ndonjë departamenti të tërë të SHISH për shkak të gjoja “dekonspirimit” para politikanit në fjalë !?!
Por, dëshmia më e mirë se gjithë hovi i “Muçave” për të akuzuar SHISH se ka bërë dekonspirime është një mashtrim, qëndron në deklaratën e Ministrit të Puneve të Brendshme Fatmir Xhafaj. Ai e ka demantuar deklaratat e shtypit të bulevsrdit dhe të deputetëve injorantë se janë rrjedhur informacione nga SHISH në drejtim të politikanëve të caktuar (!).
Kjo dëshmon se këto akuza (që edhe më parë janë bërë në shtypin bulevardesk) kanë qëllimin e induktimit të injorancës dhe urrejtjes për popullin se SHISH është gjoja një Institucion që anon politikisht ndaj një partie të caktuar, duke krijuar kështu një gjueti shtrigash përmes klithmave si “nevoja për reformë”.
Efekti i këssj fushate mbetet për t’u studiuar shkencërisht në detajë, sepse një popull injorant në temat të sigurisë kombëtare, është edhe një popull shumë i prekshëm para kërcënimeve ndaj kësaj sigurie.
Injoranca lind edhe përbindësha, përmes induktimit të saj krijohen urrejtja, analfabetizmi barbar dhe mund të çojë në tragjedi të dëmshme njerëzore, në humbjen e jetërave të njerëzve në momente jetike për sigurinë kombëtare, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën jo shumë të largët edhe në Republikën e Shqipërisë. Si p sh. më 1997, kur ranë edhe dy zyrtarë të SHISH Dëshmorë në mbrojtje të Institucioneve në Vlorë Lekë Qokaj dhe Besnik Hidri, para një turme të egërsuar… (!!).
Tiranë, 29 qershor 2018
Luan Hamiti: Histori e shkurtër e inteligjencës
Spiunazhi dhe forma e tij moderne, inteligjenca është përafërsisht e vjetër sa njerëzimi. Agjentët ishin të rëndomtë në të gjitha kulturat dhe qytetërimet antike. Egjipti antik, Greqia, si dhe Roma kanë punësuar agjentë për të gjetur sekretet e armiqve të tyre.
Në Lindjen e Mesme, Mbretëresha Elisabeth I të Anglisë ka organizuar një rrjeth agjentësh (e udhëhequr nga Walshingam) për rë mbledhur informacionw mbi Spanjën, armikja e saj prej kohësh.
Gjatë Revolucionit amerikan, George Washington ka realizuar një rrjet i ndërlikuar agjentësh për të mbledhur informacione mbi ushtrinë britanike.
Të dy, unionistët dhe konfederatistët përdoren agjentët gjatë Luftës civile amerikane.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën hije zhvillohej një luftë të fshehtë mes aleatëve dhe nazifashistëve. Amerikanët përdorën Zyrën për Shërbime Strategjike (OSS), organizatë që u shëndrrua më pas në Agjencinë Qendrore e Inteligjencës (CIA). I mirënjohuri shërbim britanik, MI5 ka ushqyer gjithashtu aleatët me informata mbi Gjermaninë naziste dhe nazistët me dezinformata mbi vendin real e daljes në Normandi të aleatëve. Përmes një fushatë e gjerë dezinformimi, ajo ka arritur t’i bind nazistët se vendi do të “ishte” Pas de Calais dhw e jo plazhet të ndodhura më në perëndim në Normandi.
Gjatë Luftës së Ftohtë u zhvillua gjithashtu një luftë sekrete spiunazhi midis CIA-s amerikane dhe KGB-së ruse. Gjatë kësaj periudhe, spiunazhi arriti kulmin e tij. Ishte shumë e rëndësishme të dinin se çfarë mendonte armiku dhe çka veprime ishin të gatshme të ndërmerrnin.
Pasi komunizmi u zhduk në vitet 1990, spiunazhi midis lindjes dhe perëndimit u bë më pak i rëndësishëm.
Tiranë, 27 qershor 2018