Luan Haradinaj

Luan Haradinaj, personifikimi më monumental për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nën përkujdesjen e Shoqatave të dala nga Lufta, është mbajtur Akademi Përkujtimore në 21-vjetorin e rënies së Dëshmorit të Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj. Në këtë akademi, ku të pranishëm ishin kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministra, deputetë, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, kryetarë të komunave, u fol për figurën e lavdishme të Gjeneral Major, Luan Haradinajt, luftëtarit të orëve të para të UÇK-së. Kryeministri Ramush Haradinaj, falënderoi për organizimin dinjitoz të akademisë, në nderim dhe lartësim të veprës së një luftëtari të lirisë, në këtë rast të Luan Haradinajt. “Është e pamundur që veprën e luftëtarit të lirisë ta dëshmojmë me një akademi, por megjithatë ky kujdes i juaji na nderon edhe neve si familje, si bashkëluftëtarë. Andaj, duke shprehur respektin më të madh për të gjithë të rënët për liri që po i kujtojmë këto ditë, njëkohësisht për të gjithë juve që na keni nderuar, ju them Lavdi të rënëve për liri”, tha kryeministri Haradinaj.
Para të pranishmëve, në emër të institucioneve të Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se luani paraqet një personalitet të rrallë të lëvizjes kombëtare. “Luani ishe njeri i shëmbëlltyrës, dinjitetit, virtytit dhe krenarisë kombëtare. Luani ishte prej veprimtarëve të parë të UÇK-së. Luani ishte fjalë pak, por trim i paparë. Luan Haradinaj është njeriu që theu dhe shembi gurin shqiptar për herë të parë në kufij”, tha presidenti Thaçi, duke theksuar se Luani është personifikimi më monumental për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në emër të Shoqatave të dala nga Lufta, Xhavit Jashari, tha se Luani në moshën 19-vjeçare ishte bërë njëri ndër veprimtarët e dalluar të luftës për liri, andaj edhe lufta dhe rënia dhe tij kanë përmasa kombëtare. “Luani jo vetëm se ishte pjesë e luftës, por ai ishte një figurë bashkuese për ta shtrirë këtë luftë në gjithë territoret e tokave të pushtuara shqiptare”, tha Jashari. Për luftën e UÇK-së dhe figurën e Luanit, me një kumtesë para të pranishmëve foli profesor Emin Kabashi, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …