Luan Rama: LSI s’i shkel syrin askujt, dakord me Idrizin

Luan Rama: LSI s’i shkel syrin askujt, dakord me Idrizin

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka realizuar një takim me banorët e Bashkisë së Vaut të Dejës. “LSI është një forcë politike e dialogut dhe transparencës. LSI nuk ia luan syrin as PD-së dhe as PS-së, ajo i ka sytë tek e vërteta dhe qytetarët”, ka thënë Rama gjatë këtij takimi. Ai ka deklaruar se, LSI dëshiron zgjedhje sipas standardeve për Shqipërinë dhe jo zgjedhje për partinë dhe më tej ka komentuar deklaratën e Shpëtim Idrizit, që i bënte thirrje kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha që të gjejnë një zgjidhje për situatën politike. “Propozimet e Shpëtim Idrizit janë përpjekje për kontribut pozitiv. Mbështesim thelbin racional të propozimeve të Idrizit”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …