Në përplasjet e armatosura mes Azerbaixhanit dhe Armenisë, në rajonin e diskutueshëm të Kaukazit, Nagorno-Karabakh, gjatë luftimeve janë vrarë 18 ushtarë me etni armene humbje këto ndër më të rëndat në dy dekada, ndërsa Qeveria e Azarbejxhanit ka bërë të ditur se ka humbur 12 ushtarë. Të dyja palët kanë raportuar gjithashtu për vdekje të civilëve, por kjo mbetet për t’u konfirmuar. Nagorno-Karabakh ka qenë në duart e separatistëve armenë që nga përfundimi i luftës në vitin 1994. Rusia, që u ka shitur armë të dyja palëve, ka bërë thirrje për të armëpushim të menjëhershëm dhe për vetëpërmbajtje. Ministri rus i Mbrojtjes ka zhvilluar biseda telefonike të ndara me homologun armen dhe atë azer, Seyran Ohanyan dhe Zakir Hasanov, në përpjekje për të qetësuar situatën. Azerbaixhani deklaroi se trupat e armatosura ishin ndodhur nën sulm nga armatime të artilerisë së rëndë dhe granatahedhës. Ndërsa qeveria armene akuzoi Bakun zyrtar se kishte ndërmarrë një “sulm masiv” me tanke, artileri dhe helikopterë.
