Kryeministri, Ramush Haradinaj po bën përpjekje ta emërojë zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Meriton Shoshin, vëlla i Faton Shoshit, i portalit të gënjeshtrave, indexonline. Por, jo zyrtarisht bëhet e ditur se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është duke e mbajtur peng këtë emërim, për ndonjë të besuar të vetin. AKI-ja është pa zëvendës-drejtor prej 3 gushtit, kohë kur nga kjo pozitë ishte shkarkuar Latif Merovci. Vendimin për shkarkim, sikur edhe atë për emërim, duhet ta marrin presidenti dhe kryeministri, bashkërisht. Haradinaj prej kohësh e ka përgatitur vendimin për emërimin e Meriton Shoshit, i cili aktualisht punon në Njësinë e Inteligjencës Financiare. Thuhet se kryeministri, madje, e ka vënë edhe firmën në të. “Lufta” për të zënë postet me rëndësi mes kryetarit dhe kryeministrit tregon më së miri se kë mbrojnë ata, interesat e tyre dhe të partive e klaneve apo interesat e vendit. Po të jetë për vendin dhe të ardhmen e Kosovës nuk postet vitale, të paktën për shkaqe morale dhe për shkak të gjakuar të derdhur në shekuj për liri nuk do të duhej të emëroheshin ata që iu kanë shërbyer regjimeve kriminale të Serbisë.
Drejtuesit e lartë të AKI-së, por edhe pretenduesit për poste të tilla kryesisht janë bij dhe të afërm të ish strukturave të UDB-së së dikurshme dhe sot në shërbimeve të ndryshme me të cilat është mbushur vendi. Vetë drejtori i kësaj Agjencie, Shpend Maxhuni është i biri i UDB-ashit, Enver Maxhuni, i cili në vitin 1981 ka torturuar e persekutuar qindra shqiptarë pjesëmarrës në protesta e demonstrata. Kohë më parë, djali i tij, me disa të afër u zu në flagrancë me drogë dhe armëmbajtje pa leje, por veprën po e mbanë peng prokuroria derisa ajo të vjetrohet, sikur ishte vjetruar vjedhja në Dhomën e dëshmive të Policisë së Kosovës disa vjet më parë. (RKL)