Lufta në Afganistan, e cila filloi në vitin 2001 e deri tani, Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kushtuar 975 miliardë dollarë, mijëra ushtarë të vrarë e qindra mijëra civilë, të këtij shteti, i cili ka luftuar kundër Bashkimit Sovjetik dhe 18 vjet edhe kundër Amerikës.
Lufta në Afganistan e cila filloi në 2001 dhe i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara deri tani 975 miliardë dollarë, përfshirë vlerësimet për vitin 2019. Numri po rritet akoma më shumë në buxhetin e brendshëm për Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e çështjeve të Veteranëve. Bilanci mblodhi të dhëna për koston vjetore të konfliktit në Afganistan, bazuar në një studim të Universitetit Brown. Administrata e George W. Bush ka filluar luftën në Afganistan dhe “Luftën kundër Terrorit” në përgjigje të sulmit të al-Kaidës në 11 Shtator të viti 2001. Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar Talibanët në Afganistan, meqë dyshohej se mbanin fshehur liderin e al-Kaidës, Osama bin Laden. Lufta në Afganistan renditet e dyta për sa i përket shumës së parave që SHBA i ka lënë mënjanë për disa luftë. Në radhë të parë është Lufta e Dytë Botërore në të cilën u investuan 4,300 miliardë dollarë.
Prej viti 2001 e deri në vitin 2016 në luftën e Afganistanit, janë vrarë 21.387 ushtarë amerikanë, evropianë dhe afganë, dhe 40,000 të vrarë nga radha e talebanëve dhe 31,170 civilë të pafajshëm. Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar rreth 6 trillion dollarë. E regjistruar: 6 000. 000. 000. 000. dollarë.
Trupat amerikane pushtuan Afganistanin më 7 tetor 2001, më pak se një muaj pas 11 shtatorit të famshëm, kur në Nju Jork dhe Uashington ndodhën sulmet terroriste që ndryshuan botën. Ajo tashmë ishte kthyer në një luftë të përgjakshme, luftë të pafundme guerile, e cila zgjatë sot e kësaj dite.