Lufta në Ukrainë po arrin në 1.ooo ditë dhe zyrtarët e Kievit, së bashku edhe me aleatët perëndimorë, me sa duket po vlerësojnë një kompromis të mundshëm që përfshin “anëtarësimin e Ukrainës në NATO në këmbim të disa territoreve të pushtuara nga Rusia”. Lajmin e ka bërë të ditur “Financial Times”. Deri tani gjithçka është në kuadrin e diskutimeve, por situata është komplikuar së fundmi sepse nuk ka konsensus në Këshillin e Bashkimit Europian për një zgjatje kohore të sanksioneve, apo një bllokim tjetër ndaj aseteve që Banka Qendrore Ruse zotëron në Evropë. Kjo marrëveshje konsiderohet thelbësore për t’i dhënë garanci SHBA-ve që të marrin pjesë me 20 miliardë dollarë në huanë që G7 ka vendosur të marrë për të ndihmuar Ukrainën. Ndër vendet më të zëshme që kundërshtojnë huanë është Hungaria. Ekspertët thonë se në kushtet aktuale është e vështirë që Ukraina t’i bëjë ballë luftës, ndaj edhe është rikthehet ideja e këmbimit të territoreve. Ata vënë në dukje se konflikti Rusi-Ukrainë ka nisur që para 10 vitesh, me agresionin e Moskës në rajonin e Donbasit. Që prej vitit 2014 Rusia në forma të ndryshme i ka marrë vazhdimisht territore Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …