Tensioni nuk ka të ndalur. Flota e Kremlinit del në det të hapur dhe qëllimi i vetëm është të sfidojë Perëndimin. Kudo në botë, nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës që lamë pas, fregata, nëndetëse e luftanije ruse janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballen me NATO-n. Dhe ky tregim force nga marina e Putin-it i është afruar shumë edhe brigjeve shqiptare. Analistët italianë shkruajnë se një prej njësive më të fuqishme detare të Rusisë, pikërisht luftanija “Variag”, ka kaluar në detin Jon pranë Pulias. Ndërkohë që më vonë, anija e dytë më e madhe ruse e luftës, pas “Moskva”-s të mbytur në Ukrainë, është drejtuar për nga Adriatiku. Ndërkohë që në Mesdhe ndodhet dhe luftanija amerikane “Harry Truman”, e cila do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, për sa kohë që Rusia do të vijojë luftën në Ukrainë. (a2news)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …