Këshilltari i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përmarim Ramës, Luftar Braha ka thënë se Qeveria ka bllokuar realizimin e projekteve më të rëndësishme për Prishtinën. Ai ka shtuar më tutje se këto pengesa janë të paarsyeshme dhe po prekin në mënyrë të drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. “Fatkeqësisht nuk ka bisedime me qeverinë, unë nuk jam i thirrur që të flas për pjesën politike të kësaj punë, por me ato informata që kam nuk ka bisedime, ka heshtje totale, ka bllokadë totale. Ka lëvizje edhe në projekte të tjera që ne jemi duke i filluar dhe janë të domosdoshme për Prishtinën, për zhvillimin e Prishtinës, dinamikat, për mirëqenien e qytetarëve, ka bllokada të jashtëzakonshme sidomos nga Ministria e Financave momentalisht, por edhe nga ministrit e tjera janë të pa arsyeshëm sepse nuk janë bllokada ndaj një qeverisje lokale, janë bllokada ndaj qytetareve të Prishtinës” ka theksuar mes tjerash, Luftar Braha, këshilltari i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përmarim Ramës.
