Avokatët mbrojtës të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj, kërkojnë lejimin e vizitave familjare për të paraburgosurit

Luftëtarët e Lirisë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj dalin para trupit gjykues me 1 dhe 2 dhjetor

Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë ka caktuar datat 1 dhe 2 dhjetor 2022 për mbajtjen e seancave për rastin e drejtuesve të OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Vendimi është marrë më 20 tetor nga gjyqtari Michèle Picard. “Paneli i Gjykatës së Apelit cakton seancat dëgjimore për të enjten e 1 dhjetorit 2022 dhe 2 dhjetor 2022”, thuhet në vendim. Në këtë vendim të Picardit, udhëzohet mbrojtja që deri më 21 nëntor 2022 të tregojnë nëse Gucati dhe Haradinaj dëshirojnë të marrin pjesë në seancë. Në muajin maj, Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka shpallur fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata në paraburgim kanë qëndruar prej shtatorit të vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …