leoni

Muharrem Sylejmani me bashkeluftetare

Luftëtaret veterane të UÇK-së kanë reaguar kundër arrestimeve të krerëve të OVL-UÇK-së nga Gjykata Speciale

Luftëtaret veterane të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale. Në një reagimi të tyre thuhet: “Ne u themi këtyre gjykatave, se me padrejtësi të tilla, kurrë dhe asnjëherë nuk mund ta përdhosni luftën tonë të drejtë për liri, kurrë dhe asnjëherë nuk mund t’i njollosin ata që bënë luftë çlirimtare dhe i sollën lirinë këtij populli”. Jemi shumë të indinjuara nga ngjarjet e fundit që ndodhën në zyrat e Shoqatave të Dala nga Lufta e fundit në Kosovë, si dhe nga forma e veprimit dhe arrestimit që iu bë luftëtarëve të lirisë si dhe dy udhëheqësve të kësaj shoqate, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit, Nasim Haradinaj.  

Ngrehim zërin kundër veprimeve dhe arrestimeve të tilla nga kushdo që janë bërë ato. Ne populli i Kosovës u jemi mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atyre vendeve evropiane të cilat na  ndihmuan që ky popull njëherë e përgjithmonë të çlirohet nga barbaria serbe dhe ta gëzojë lirinë. Por, kjo s’jep drejt askujt  që tani të sillen në mënyrë brutale  dhe jo të civilizuar pikërisht ndaj atyre që janë më meritorët që sot e gëzojmë lirinë. Gjithçka që pamë në media ishte çdo gjë tjetër vetëm drejtësi jo! Andaj e kemi theksuar dhe po e theksojmë prapë, se ne bijtë dhe bijat e këtij populli nuk kemi bërë asnjë mëkat për t’i larë ato nga një gjykatë në tjetrën, kur t’i teket dhe sa herë t’i teket dikujt për qëllime politike. Mëkati ynë i vetëm është që kemi rrokur armët për t’u çliruar nga një regjim barabar, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …