Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, më datë 12 mars 2019. “Sot kam marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, më datë 12 Mars 2019. Natyrisht se unë do ta përmbush obligimin tim dhe do t’i përgjigjem kësaj urdhërese. Është e sata herë që në këtë mënyrë sfidohen ish pjesëtarët e UÇK-së dhe bëhen përpjekje maksimale që të barazohet lufta jonë për liri me krimet më makabre që Serbia e ka bërë në Kosovë. Unë iu kam bindur se edhe kjo përpjekje, si të gjitha të tjerat deri me tash, do të dështojë. Kërkoj mirëkuptimin e medies që deri në një zhvillim të ri, të më kursejnë nga kërkesat për informata të tjera”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …