Luftëtari i dalluar i Njësinë Speciale të ZO të Dukagjinit, Xhevdet Kelmendi ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Luftëtari i dalluar i Njësisë Speciale të ZO të Dukagjinit, Xhevdet Kelmendi ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Pejë bënë me dije se Xhevdet Kelmendi, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale. Në njoftimin që e ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, OVL e UÇK-së thotë se Xhevdet Kelmendi shumë i ri iu bashkua rrugës së lirisë. “Luftëtar i dalluar në Njësinë Speciale të ZO të Dukagjinit, Brigadën 136 “Rugova”, e më pas në UÇPMB. Kontribuues në paqe dhe shtet ndërtim. Me keqardhje morëm lajmin se është ftuar për intervistim në të ashtuquajturën Gjykatë Speciale, organizatë që me miratimin e disa partive politike të Kosovës, misionin kryesor e ka gjahun kundër luftëtarëve të lirisë”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Kjo organizatë thotë se beson në pafajësinë e Xhevdet Kelmendit dhe të gjithë atyre që luftuan për liri. “Ndërsa bashkësisë ndërkombëtare i bëjmë thirrje që të ndalë persekutimin e luftëtarëve të lirisë, e të merret me kriminelët që vranë mbi 11.000 shqiptarë civilë të pambrojtur. Historia do e dënojë këtë maskaradë të pakuptimtë, që ndodh në shekullin 21, në atë që pretendon të jetë Evropë e civilizuar. UÇK është krenari e Kombit Shqiptar. Lufta e saj e pastër është model i të gjitha përpjekjeve e luftërave për liri te shumë popuj të botës”, thuhet në njoftimin për media. OVL UÇK, thotë se do të jetë në përkrahje të Xhevdet Kelmendit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve deri në fund.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …