Luftëtari i lirisë, eprori i UÇK-së, deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale

Luftëtari i lirisë, eprori i UÇK-së, deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale

Luftëtari i lirisë, eprori i  UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka pranuar ftesën nga Gjykata Speciale, për të shkuar  në Hagë. Ai ka thënë se ftesës së Speciales do t’i përgjigjet më datë 5 shkurt 2020. “Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime! Me këtë rast, dua të falënderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falënderim dhe mirënjohje për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata bënë. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, shkruan Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …