Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Serbisë, në Merdarë, është arrestuar nga policia serbe ish ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj

Luftëtari i lirisë, Hasan Dakaj, i arrestuar nga policia e Serbisë dërgohet në qendrën kryesore të paraburgimit, në Beograd

Luftëtari i lirisë, Hasan Dakaj, i cili ditë më parë  është arrestuar nga policia e Serbisë, në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, është transferuar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit, në Beograd. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi. Sipas avokatit  Prokuroria e Serbisë  e akuzon Hasan Dakajn se në vitin 1999 gjoja kishte  kryer krime lufte. Paraprakisht atij iu ka  caktuar një avokat nga Serbia. Hasan Dakaj para prokurorit serb është deklaruar i pafajshëm edhe për faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas pretendimeve Prokurorisë së Serbisë, duke shtuar se mund  të jetë ngatërruar me ndokënd tjetër, ka sqaruar avokati, Xhevdet Smakiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …