Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, duke e quajtur e aktakuzën e Prokurorisë Speciale qesharake. Ai deklaroi se nuk e ndjen vetën që ka bërë ndonjë krim, përveç që ka mbrojtur atdheun dhe popullin e Kosovës. Ish-komandanti Shala gjatë paraqitjes së tij të parë në sallën e gjyqit të në Hagë, tha se nuk ka pas nevojë për fushatë pasi vetëm me anë të një ftese, ai do të ishte paraqitur në gjykatë. “Unë nuk e ndjej vetën që kam bërë një krim, pos që kam mbrojtur atdheun tim dhe popullin tim. Jam i pafajshëm plotësisht…Unë disa herë kam ardhur në Tribunalin e Hagës dhe nuk ka pasur nevojë të më arrestoni. Ndërkohë, gjykatësi Nicolas Guiju tha se aktakuza ndaj Shalës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020. Më 23 prill në orën 11:00 është caktuar të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes ndaj Pjetër Shalës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për gjoja krime lufte.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …