Luftëtari i lirisë, Tomor Morina, i cili u arrestua në fund të muajit të kaluar në Maqedoninë Veriore, në bazë të një urdhër arresti nga Serbia përmes Inperpolit është liruar nga paraburgimi. Lirimin e Tomor Morinës e ka konfirmuar avokati i tij, Naser Raufi. Ai pritet të vijë në Kosovë me përcjellje nga Ambasada e Kosovës në Shkup”, ka thënë avokati, Raufi.
