Luftëtari i UÇK-së, i dënuar me burg të rëndë, nga një Gjykatë e UNMIK-ut, pas përfundimit të luftës në Kosovë, Roland Bartetzko, i njohur edhe si “Shabani” i UÇK-së, është parë i veshur me uniformën e reporterëve të luftës, në Ukrainë. Ai ka folur lidhur me angazhimet e tija në luftërat çlirimtare, në Bosnje, në Kosovë e gjetkë. Duke folur për pjesëmarrjen në luftën e UÇK-së, Bartecko ka thënë: ”Isha duke e përcjellë situatën në Kosovë, madje më kujtohet kur kam qenë në Gjermani në vitin 1985 kur isha ende në shkollë kam dëgjuar radion kur thoshte gjithmonë Kosova. Para se të vija në Kosovë, kam qenë në luftën e Bosnjës. Kam qenë në një lokal në Francë, e kam lexuar një gazetë franceze, e ka pasur një shkrim: “A ka humbur luftën UÇK në Kosovë.” Edhe kam thënë të shkoj të shohë se çfarë ka ndodhur. Unë e kam parë luftën në Bosnjë, e kam ditur se si sillen serbët. Bartetzko ka deklaruar me këtë rast se ai asnjëherë nuk do të luftonte në anën e serbëve. Tani ndodhet në Ukrainë, pikërisht në Buça nga ku ka shpërndarë edhe foto me uniformë ushtarake ukrainase. Bartetzko ishte dënuar 15 vjet burg me akuza se kishte marrë pjesë në sulmin kundër zyrës serbe të Beogradit në Prishtinë, edhe pse ai e kishte mohuar akuzën, si të pa bazë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …