Luftëtari i UÇK-së, Anton Lekaj ka përfunduar dënimin në burgjet e Serbisë. Anton Lekaj nga Gjakova, në vitin 2005 u dënua më 13 vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Beograd për sikur thuhej krime luftë të kryera kundër popullsisë civile në Kosovë, menjëherë pas intervenimit të NATO-s. Lirimin nga burgu të Anton Lekajt e kanë konfirmuar për mediet familjarët e tij. Ai ishte arrestuar më 17 gusht të vitit 2004 në Mal të Zi, e më vonë ishte ekstraduar në Serbi. Luftëtari i lirisë së Kosovës, Anton Lekaj e ka vuajtur dënimin deri në ditën e fundit. Në aktgjykimin e ngritur nga gjykata serbe thuhet se kishte vepruar nën komandën e ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …