Lutfi Haziri

Lufti Haziri: LDK nuk do t’i shkojë më në takim Albin Kurtit, nuk ka nevojë për improvizime të takimeve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK-ja nuk do t’i shkojë më në takim kryeministrit, Albin Kurti. Ai tha duke se nuk kanë nevojë të bëjnë improvizime të takimeve sepse, sipas tij, nuk kanë asnjë arsye politike për t’i shkuar kryeministrit në takim. Haziri thekson se kishte qenë më mirë që të gjithë liderët e opozitës të takohen së bashku me Kurtin, duke i ikur duplifikimit të takimeve. “Nëse paraqitet nevoja e takimit në formatet politike të liderëve, është mirë që të gjithë të jenë në një dhomë. Nuk është mirë që takimet të vazhdojnë tek e tek ose 1+1 siç ka qenë edhe takimi i parë, por është mirë që të takohen të gjithë liderët, kryeministri me liderët e opozitës. Kërkesa jonë për raportim në Kuvend para dhe pas bisedave është kërkesë e padiskutueshme. Ne e kemi marrë pajtueshmërinë për raportim para dhe pas. Për takime që janë në Kuvend që ka për të raportuar në Kuvend, ne nuk kemi arsye me bë improvizime të takimeve sepse nuk kemi asnjë arsye politike për të shkuar”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …