Mbi 20 veta kanë vdekur pas një sërë shpërthimesh që ndodhën ne qytete bregdetare të qyteteve Jableh dhe Tartus, provincën Sira dhe Latakia në zonën e kontrolluar nga ushtria ruse. Sipas një televizioni lokal ka pasur deri në tri shpërthime në qytetin bregdetar të Jableh në afërsi të terminalit të hekurudhës lokale. Kanali televiziv i ka përshkruar këto si sulme terroriste që kanë lënë një numër të pacaktuar të vdekurve dhe të plagosurve. Ria Novosti dhe televizioni shtetëror kanë raportuar është për një sulm të katërt. Gjithsej thuhet se ka pasur rreth shtatë shpërthime. Mbi 100 veta kanë humbur jetën nga sulmet në dy bastione të regjimit të kriminelit sirian, Bashar al-Assad. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, ka thënë se tre shpërthime kanë goditur qytetin Tartus, në bregdetin e Mesdheut. Katër shpërthime të tjera kanë ndodhur në qytetin Xhableh. Disa prej shpërthimeve janë shkaktuar nga bomba vetëvrasëse. Dy qytetet, deri më tash, kanë qenë relativisht të izoluara nga lufta në Siri, e cila ka nisur qysh në vitin 2011.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …