Armëpushimi i ashtuquajtur “humanitar” i cili ishte shpallur javën e kaluar nga Rusia dhe regjimi kriminal i Assadit tashmë ka përfunduar dhe mbi qytet por derdhën breshëri granatash e bombash shfaronjëse, edhe me gazra helmuese. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britani, ka bërë të ditur në natën e së shtunës janë rikthyer bombardimet nga ajri dhe luftimet në tërë qytetin. Pavarësisht armëpushimi treditor në qytet nuk kanë arritur ndihma të mjaftueshme humanitare, ajo është penguar nfa forcat assadiste. Sulmet ajrore kanë goditur një pikë të rëndësishme të kryengritësve në jugperëndim të qytetit, derisa përleshjet ndërmjet tyre dhe trupave qeveritare janë intensifikuar në distriktet lindore të qytetit të Halepit, që kontrollohen nga kundërshtarët e regjimit. Halepi në Siti dhe Mosuli në Irak janë dy qytete historike që po shpërbëhen e po shkatërrohen në mënyrën më mizore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …