Në luftimet në vijat e frontit mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, humbën jetën 70 ushtarë armenë dhe u shkatërruan 5 tanke të tyre. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbejxhanit u njoftua se vazhdojnë tensionet në linjën e frontit, ndërsa iniciativa për rimarrjen e tokave të humbura nga ana e forcave armene ka qenë e pasuksesshme dhe se është hapur zjarr mbi vendbanimet civile të Azerbejxhanit. Pasi ushtria u kundërpërgjigj ndaj këtyre sulmeve, në zonën Magadiz të rajonit Agdere u shkatërrua Shtabi ushtarak i forcave armene. Ministria njoftoi se në përleshje janë shkatërruar 5 tanke dhe 5 automjete me municione të forcave armene ndërsa janë vrarë rreth 70 ushtarë armenë. Në deklaratë gjithashtu u theksua se gjatë përleshjeve në dy ditët e fundit kanë rënë dëshmorë 16 ushtarë azerbejxhanas. Kremlini zyrtar ka akuzuar Turqinë, e cila sipas tij po qëndron prapa sulmit të Azerbejxhanit kundër Armenisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …