Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, të hënën, në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë, në prani të mediave, ka shpjeguar metodologjinë e re të Komisionit Evropian për negociatat e pranimit. Ai tha se kushtet për t’u anëtarësuar në BE janë të njëjta për të gjitha vendet dhe shpejtësia varet nga koha që ata marrin për të përmbushur kriteret. Por, sipas tij, duke propozuar rregullime në metodologji, KE-ja synon të mbështesë më mirë procesin e tyre të reformës. Ambasadori Soreca është pyetur se çfarë do të thotë për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, metodologjia e re të Komisionit Evropian për negociatat e pranimit, ku këto dy vende kanë firmosur marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit. Sipas Ambasadorit, BE-ja ka konfirmuar në mënyrë të përsëritur mbështetjen e vet të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor ku procesi i Stabilizimit dhe Asociimit mbetet kuadri i përbashkët i marrëdhënieve me të dy vendet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …