Luigji Di Maio: Turqia është vendi që punon më shumë për arritjen e paqes në Ukrainë

Luigji Di Maio: Turqia është vendi që punon më shumë për arritjen e paqes në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigji Di Maio deklaroi se Turqia është vendi që punon më shumë për paqen gjatë luftës në Ukrainë. Ai në një deklaratë të dhënë për një radio tha se pavarësisht kundërshtimeve, nevojiten përpjekje për të përshpejtuar diplomacinë dhe se diplomacia është elementi kryesor. ”Bashkimi Evropian duhet të nxisë një konferencë paqeje”, tha Di Maio duke shtuar se “përpara armëpushimit duhet të nxisim një konferencë paqeje”. ”Vendi që po punon më shumë për paqen është Turqia, e cila mund të bisedojë me të dyja palët”, theksoi ai. Duke u shprehur se mes zyrtarëve italianë dhe atyre rusë janë përjetuar disa grindje “me tone të forta”, ministri Di Maio vuri theksin se përkundër kësaj, me Moskën kanë pasur gjithmonë një kanal të hapur. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …