Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl tha të premten se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është dialogu mes dy shteteve dhe jo ndërmjet dy qyteteve, kështu saktësoi ai Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet sesioni i dytë i punës i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë. Agjenda thotë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. E njoh këtë gjuhë shumë mirë, por besoj se ky nuk është dialog mes dy qyteteve… duhet ta bëjmë të qartë në fillim se është e është dialog mes dy shteteve, shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se edhe BE duhet ta theksojë këtë çështje. Sipas tij, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian e ndërmjetëson dialogun, ndërsa shtoi se “mund të jenë konstruktiv por edhe kritik si po vazhdon dialogu. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rolin pozitiv të SHBA-së në dialogun, në mbështetjen e vërtetë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, tha ai.
Radio Kosova e Lirë në vazhdimësi ka përdorur dhe përdorë sintagmën, bisedimet Kosovë-Serbi dhe asnjëherë bisedimet Prishtinë-Beograd, asnjëherë të vetme nuk përdor togëfjalëshin, “Dolina” apo Lugina e Preshevës, sipas emërtimit serb që përjashton Bujanocin e Medvegjën, por qe 23 vjet përdor togfjalëshin, Kosova Lindore, ose tri komunat e Kosovës Lindore.