SHBA

Luke Coffey thotë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e ndryshojnë politikën ndaj Kosovës

Nuk besoj se do të vijë deri tek një ndryshim i politikës së SHBA-së ndaj Kosovës gjatë administratës së tanishme amerikane, ka thënë Luke Coffey nga fondacioni “Heritage”, duke iu kundërpërgjigjur disa deklaratave të mëhershme të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq dhe ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, në lidhje me gatishmërinë e administratës Trump për të dëgjuar argumentet e Serbisë në lidhje me statusin e Kosovës. Coffey, në një deklaratë për Zërin e Amerikës edicioni serb, ka kujtuar se Kosovën e kanë njohur mbi 110 shtete anëtare të OKB-së, përfshirë edhe SHBA-në. Sipas fjalëve të tij, nuk bëhet fjalë vetëm për ndikimin rus, por edhe për veprimtarinë e zgjeruar të Kinës, Turqisë, Iranit, Arabisë Saudite, Katarit dhe disa vendeve evropiane. Coffey thotë se Amerika ka investuar shumë në sigurinë në Ballkanin Perëndimor, por thotë se në këtë drejtim, në rastin e Serbisë, e kanë penguar disa faktorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …