Edhe pas humbjes fatale në zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari PD, Lulzim Basha është shprehur i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen, por ka deklaruar se ngrin të gjitha vendimet e tij funksionale dhe lë hapur garën për zgjedhjet e korrikut për kreun e kësaj force në një proces të ndershëm dhe të barabartë, një anëtar një votë. “Unë marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Demokratët meritojnë një bilanc të plotë mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën karriget. Kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet administrative si kryetar dhe tua delegojë nënkryetarëve që do të zhvillojnë garën me parimin një anëtar një votë. Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha, por unë e di çfarë ka ndodhur dhe do të luftojë me demokratët, ka thënë Basha.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …