Lul Raka: Doza e tretë anti-Covid u jepet personave me sistem imunitar të kompromituar apo të dobësuar

Lul Raka: Doza e tretë anti-Covid u jepet personave me sistem imunitar të kompromituar apo të dobësuar

Mikrobiologu Lul Raka, në një status në rrjetin social ka shpjeguar pse disa shtete po praktikojnë dhënien e dozës së tretë anti-Covid tek qytetarët e tyre. Ai ka treguar se kjo vaksinë po jepet pasi që disa persona nuk grumbullojnë numrin e duhur të anti-trupave andaj kjo dozë ua forcon imunitetin atyre. Po ashtu, ai ka thënë se doza e tretë (ose doza shtesë) u jepet personave me sistem imunitar të kompromituar apo të dobësuar rëndë, pasi që ata nuk arrijnë të krijojnë nivel adekuat të mbrojtjes me vaksinimin standard. Sistemi imunitar i tyre mund të kompromitohet për shkak të sëmundjes shoqëruese ose terapisë mjekësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …