Mikrobiologu, Lul Raka, ka folur rreth situatës epidemiologjike në Kosovë. Ai ka deklaruar se varianti Omicron, i cili ka shënuar rritje masive në vend dhe botë, mund të shmangë pjesërisht veprimin mbrojtës të antitrupave, të krijuar nga vaksinimi. Duke iu referuar raporteve të fundit të Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Raka thotë se Kosova ka shkallën më të ulët të vdekjeve në 1 milion banorë. “Në raportin e fundit të ECDC, që përfshin periudhën kohore 10-23 Janar 2022, Kosova ka incidencë prej 1157 rasteve në 100.000 banorë. Nga shtetet e rajonit, Shqipëria ka 997 raste, Maqedonia 1099, Serbia 2805 e Mali i Zi 3798. Gjatë kësaj periudhe shkallën më të ulët të vdekjeve në 1 milionë banorë e kanë Kosova dhe Gjermania. Shtetet e rajonit kanë këtë shkallë vdekshmërie në 1 milionë banorë: Shqipëria 23, Serbia 52, Maqedonia 89, Mali i Zi 132 dhe Bosnja 146. Në Evropë, prinë Bullgaria me 161 vdekje në 1 milion banorë”, ka shkruar Raka. Infeksionet me Omicron kanë pasqyrë më të lehtë klinike, pasi që virusi lokalizohet kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. “Shkalla e shtrimit në spital dhe vdekshmëria janë më të ulëta sesa në valët e mëparshme pandemike. Një rol të rëndësishëm këtu ka luajtuar edhe vaksinimi. Mikrobiologu deklaron se personat e pavaksinuar, apo ata pjesërisht të vaksinuar, kanë rrezik më të lartë për sëmundje të rëndë dhe hospitalizim.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …