Varianti Delta i koronavirusit ka përfshirë Kosovën ditëve të fundit. Sipas mikrobiologut, Lul Raka disa nga faktorët e përhapjes kaq të shpejtë të koronavirusit janë moszbatimi i masave parandaluese, dhe mos mbikëqyrja e organeve kompetente ndaj këtyre masave. Ai thotë se përdorimi i maskës ka qenë në fuqi, por që nuk është zbatuar. “Kemi grumbullim masiv të njerëzve, qarkullim të njerëzve nëpër ahengje, mandej kemi pasur numër të pa mjaftueshëm të personave të vaksinuar, edhe inspektim të pamjaftueshëm të autoriteteve përkatëse, Policia dhe inspektoratet” thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …