Java e fundit e qershorit dhe fillimi i muajit korrik kanë shënuar rritje të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Madje, më datën 8 korrik, në vendin tonë për një ditë u konfirmuan 214 raste, duke shënuar kështu numrin më të lartë të personave të infektuar me virus që nga paraqitja e rasteve të para në vendin tonë. Rritjes së rasteve me COVID-19, mikrobiologu Lul Raka thotë se i kanë kontribuar të gjithë, qytetarët dhe politikanët. Ai thekson se trendi i rritjes së numrit të rasteve në javën e fundit është shqetësuese. Por mirkobiologu thotë se rënie të rasteve mund të ketë vetëm nëse zbatohen strikt masat parandaluese, përndryshe trendi i përhapjes masive në komunitet do të vazhdojë. Kurse sa i përket rikthimit të masave kufizuese, Raka thotë se karantimi i plotë është zgjedhja e fundit nga Qeveria.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …