Njeriu gjatë jetës kalon nëpër faza të ndryshme, dhe për gjatë rrugëtimit tonë nëpër këto faza kemi pasur kërkesa, dëshira, qëllime, synime, ndjenja, përjetime etj, po pra kemi jetuar! Jeta përbëhet nga kënaqësitë dhe pakënaqësitë, sepse sikur të ishte vetëm kënaqësia, apo paknaqësia, jeta do të ishte e pakuptimtë, ngase nuk do i’a dinim vlerën kësaj që kemi, si dhe nuk do të kishim konsideratë për tjetrin. Prandaj egziston ky kombinim që na vetëdijëson se jo çdoherë është ashtu siç ne duam, dhe se jo çdoherë është ashtu siç ne nuk duam… Dhurata më e vlefshme që na dha natyra është koha që kemi në dispozicion, brenda kohës ne mundemi të arrijmë synimet, qëllimet, dëshirat tona, pra të shfrytëzojmë kohën në mënyrën sa më të mirë të mundshme, sepse koha kushton dhe ka shumë vlerë! Andaj, nëse ndalemi e mendojmë kohën që shkoi, dhe gjykojmë veten sot, per atë që nuk arritëm dikur, do na dëmton të sotmen. E shkuara i takon të kaluarës, jeto të sotmen! Kot nuk pyesim “si je” , e jo “si ishe” ? Nëse, atë që nuk e kemi realizuar, nuk është zgjedhje e duhur të na pengojë në rrugëtimin tonë gjatë jetës. Dikush, nuk arriti të plotësoj dashurinë e madhe që kishte për dikë, dikush nuk pati mundësinë të arrijë në kulmin e karrierës që synoi, dikush planifikimin familjar etj.
Po ja që gjithçka nuk është në dorën tonë, fatkeqësisht, sikurse nuk është në dorën tonë as lindja as vdekja. Të mundosh veten për atë që nuk arrite dikur, është e dëmshme dhe e gabuar, dëmton organizmin, po ashtu edhe arritjet e mëtutjeshme. Nuk është e dobishme të vëmë fokusin në një situatë tashmë të kaluar, përderisa mund të gjendemi në situata e zgjidhje të ardhshme, dhe se besoj shumë që ajo që shkoj, neve na bëri më të guximshëm për sot, më syhapur, më garues drejt synimeve e qëllimeve tona… Akumulimi i tepërt i mendimeve të qëllimeve të parealizuara mund të shpie në komplikacione të ndryshme psikologjike, siç janë; paknaqësi me veten dhe tjerët, ankth si pasojë e kompleksit të ngulitur në mendimet tona, pasiguri në vete, duke mos pasur vullnetin të ecim hapin e radhës, mbyllje në vete, e deri në depresione më madhore, e probleme më madhore… Po pra, nëse ndalemi vazhdimisht e ushqejmë atë ndjenje në mendimet tona, nga ajo që nuk arritëm, sigurt se ajo ndjenjë do të qëndroj e freskët në mendjen tonë, dhe në neve…
Citoj shpesh, “çka ujitet rritet”, prandaj mos ujit vuajtjen, por ujit lumturinë, mos ujit të kaluarën por ujit të tashmen! Mundohuni që çdo ditë që të largon nga ajo kohë të vetëdisojë se nuk ja vlenë të mendosh në atë që në kohë nuk e arrite. Shiko atë që ke sot para vetes, nëse ateher nuk arrite mos lejo që sot të bëhesh i/e dobët, sepse nëse kombinohen e kaluara edhe e sotmja vërtetë pengojnë njëra tjetrën. Çdo ditë e sotit vlenë me shumë se ajo që ishte dje, sepse sot mundesh e atëher nuk munde, prandaj shfrytëzo çdo moment të jetës duke qenë falënderues për atë që ke sot, e jo për atë që nuk e arrite, sepse po të ishte e juaja sigurt do të vinte tek ju! Këshilla ime, jeto jetën, shfrytëzo e shijo çdo ditë të re, sepse realiteti qëndron në të sotmen, nga diçka që nuk ke dobi largo veten..
Lule Alidema, është psikologe klinike