leoni

Luljeta Abdullahu: Një tufë poezish tematikash të ndryshme

Luljeta Abdullahu: Gëzuar 7 Marsin Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin Ditën e Gruas!

Shkrimi i mëposhtëm ka 3-4 akte, në një farë mënyre kam menduar me një rrugë të bëj 4 vepra apo punë, sepse mbi 32 orë pa gjumë, pas kujdestarisë, vazhdova të punoja edhe pak dhe nuk arrita të bëj asnjë urim për ditët e shënuara që patëm. Kalofshi një lexim të këndshëm ata që kanë durim.
1.A e di sa e forte mund te jete nje femer, jo, ti qe nuk je nuk e ke idene, deri ne momentin qe flet ajo me personin qe do, atehere shperthen ne lot , mbasi u eshte shtrydhur nga thelbi, nga ajo palca kockore qe kur para se me lind, ka prodhuar dhe qarkulluar leng brenda saj, ka ruajtur ekuilibrin deri në një kohë kur kërkohet edhe palca te ndrrohet per me transplatu.
Apo keni degjuar per ata qe vuajne nga rezistenca ndaj insulines dhe qe pankreasi kur behet si peshku pa tru kur e ushqen, nuk dine çfare te bejne nga ushqimi i tepruar, e shtrydh nga vetja, ta merr mendja gjithe insulinen që është grumbulluar dhe vret pacientin që nuk është i vetëdijshëm se është bërë pacient qe kur ka filluar natë te zgjohet i pa ngimë se i ulet sheqeri.
M’u desh një vit i tërë për të mbledhur informacione të dukshme dhe të padukshme, me mijëra hapa për të bërë, konsultime të pafrytshme si ajo pema që ujitet e nuk jep fruta, ka aq degë sa ka një plep, apo edhe ato si shkurret, ne te paren korbat ndertojne fole dhe ne te dytin mblidhen iriqet.
Dhe unë po mbledh raporte për ju, sepse ai i gjori që flet në emër të gruas së tij nuk e kupton atë që kam shkruar dhe thënë, sepse nuk guxon fljalë t’i çojë te mjeku që e trajton, edhe pse ai që shëron e ka pasur në dorë por kurrë nuk e ka lexuar për ta kuptuar.
Është akoma më e vështirë të bindesh njeriun që vuan nga ajo që nuk ka dhe pengohet nga ajo që ka në të vërtetë, sepse edhe “rrenat që krijojmë ne, ndonjëherë bëhen të vërteta, sepse kështu dëshiron ta shohësh kur del fjala në shesh”. “Mos, mos, mos, mosni ju lutem, marrëdhënia ime nuk është dyfytyrëshe, nuk jam as pasqyrë, e ndrojtur kur është me re, e buzëqeshur kur bie dielli, humori është si moti kur ndryshon.
Fytyra ime nuk ka as maskë, as grim, as gips pllakë, as nuk është false, dhe nuk do të bëj as doktoraturë sepse ende ndjej se duhet të studioj derisa të marr frymë. Dhe pastaj do të marr një doktoraturë kur të shkoj te Krijuesi im, sepse Ai kështu donte. Deri atëherë do të vazhdoj të ndjek vetëm urdhrat e Zotit tim, sepse janë të vetmit që nuk më tradhtojnë. E falenderoj që në programin e Tij më ka programuar ashtu siç kam dashur unë, edhe pse kamë jetuar siç kanë dashur të tjerë, nuk më bëhet vonë, sepse kamë bërë për Zotin tim.
Megjithese sot isha shume e lumtur, pas shume mundimesh e zbulova ate qe thashe me 03.03.2022, nje vit me pare, dhe Zoti e befte sherimin e nje shpirti qe ende merr fryme.
P.S. Kam harruar t’ju them se ka një gjeni mes nesh, ka edhe disa të tjerë, jam jashtëzakonisht i lumtur që e/i njoh dhe bashkëpunoj me të/ta, ai/ata e di se kush është/janë. Ju uroj bekimet e pafundme të kësaj bote.
2.Gëzuar 7 Marsin Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin Ditën e Gruas!
Të gjithë atyre që kanë kontribuar në zhvillimin tim edukativ, arsimor e profesional dhe të fëmijëve të tjerë, për të gjithë nxënësit që kanë qenë dhe do të jenë, për të mirën tonë, ju uroj shëndet, dashuri, përkushtim, mirëkuptim për të ardhmen e këtij vendi.
Për ata mësues që nuk janë mes nesh, le t’i kujtojmë me dashuri, krenari dhe nder, duke e përcjellë kontributin e tyre ndër breza.
Të kujtojmë edhe nxënësit që nuk janë më aty dhe të cilëve u është ndërprerë shkollimi.
Le të kujtojmë të gjithë mësimdhënësit dhe aktivistët që kanë ecur me kilometra për të bindur prindërit për arsimimin e fëmijëve të tyre.
Le të kujtojmë edhe ata që nuk janë mësues, por na kanë mësuar shumë.
Le të kujtojmë dhe falënderojmë nënat dhe baballarët që ishin mësuesit tanë të parë.
3.Dhe të gjitha nënave, mësueseve, motrave, mikeshave, gëzuar 8 Marsin, ditën e Gruas
Ju uroj gjithe te mirat në jete🍀🤗
4.P.S.Te gjithe pacientet qe kam ne f.b, ( nuk ju kamë të gjithë) qe kane bere kontrolle te rregullta te tiroides te unë, nga sot ne diten e gruas, meqenese mbi 85% jane gra, me vjen keq t’ju them qe pas 24 vitesh kam vendosur te pershendetem me ju, për t’ju përcjellë tek mjekët më të rinj se unë që po përmirësohen dita-ditës dhe po bëhen më të mirë, ku do të vazhdoni të trajtoheni.
Unë e dua shumë tiroiden, a e dini pse edhe kur është e “keqe” mund të shërohet çdo sëmundje që mbart ajo.
Këtë pjesë tjetër të jetës sime, pavarësisht se sa e kam të përcaktuar, do t’ia kushtoj pacientëve të tjerë që kanë më shumë nevojë për mua.
Unë do t’ju drejtoj tek ata që mund të vazhdoni, sigurisht tek ata që kam besim të plotë.
Faleminderit që më besuat.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …