leoni

Luljeta Abdullahu: Një tufë poezish tematikash të ndryshme

Luljeta Abdullahu: Një tufë poezish tematikash të ndryshme

Po ishim qeliza të dehur ne! 

 

Sonte do të doja të isha 

edhe një milingonë 

të shkelet nga një ushtri 

Unë nuk do të ndjej dhimbje 

as flakëreshat në fytyrë 

dhe ndrydhje në gjoks 

për të nxjerrë qumështin 

i bekuar nuk do të ndjej dhimbje. 

Për vite me radhë ata  

e mbivlerësuan metodat  

formale jo të shkathët, 

as për këtë sindromë 

që e pushtoi botën jo 

Nuk do të ndjej as dashuri as dhimbje. 

Vështirë për të gjetur një  

kurë për një frymë të re 

në këtë planet ku 

kushdo që kishte një shans 

për pak jetë i thanë njerëzit 

se ishte më e lehtë kur ti je 

një qelizë e dehur në këtë rreth. 

Milingonat, jo nuk 

ndryshojnë traditat e tyre 

dhe një kokërr gruri nuk  

shqetësohen t’i japë  

dikujt menjëherë,  

prehen duke puthur 

kristale minerale argjilore, 

ngriten përsëri në çati 

mes rrasa për t’u parë 

nga alienet, nuk kanë frikë  

as prej tyre sepse janë më kurioz. 

 

Velloja e të burgosurit ! 

Deri sa në mendjen time 

e dija të vërtetën 

isha vetvetja 

kur një tjetër e transferoi  

atë me një vello tjetër 

më bëri të dyshoja  

për veten time dhe  

kur u tha e vërteta 

ajo kthehet për të  

rikthyer vetëbesimin  

ne qenien time, atëhere 

Unë do të jem në moshë  

të shtyrë i mbështjellë me 

një vello mjegull para syve 

për të mbuluar zhgënjimin. 

 

Agjent hiri shërues! 

Ky portret me një vështrim të trishtuar,  

nuk është rritur ose trajtuar  

në menyrë që të marrë ngjyrën e saj 

është plotësisht natyrale 

brenda kornizës së pasqyrës. 

Se plasaritja e xhamit nga përvoja,  

kërkon shumicën e viteve për tu zotëruar,  

e aq afër sa një dritë e qiriut,  

që të kaluarën ta ndriçon kur 

ajo del nga hapësira për  

të matur kohën nga thellësia  

e të flas me zërin e saj të dytë. 

Parmakë të divorcuar dhe  

shkelës të egër të kohës,  

nuk e dinë që edhe pa një yll  

të etur të mesnatës së errët,  

tryeza e tokës do ta mbajë  

këtë erë në oktapod gri-argjend,  

me brokadë të verdhë-jeshile  

prej liri dhe lisi,  

ata mund të zgjedhin farën e fisit. 

“Koha” nuk është aspak fajtore,  

nuk është e korruptuar,  

është pasqyra e njerëzve të saj  

që kanë trashur pluhurin  

si agjent hiri shërues 

në kornizë që e mbajnë.  

Larg nga të qenit nga një shkretëtirë e ashpër jemi!… për t’u vetedijesuar për atë që duhet të ishim. 

 

Zëri i heshtjes! 

Unë nuk jam një copë letër e vogël, 

ose materiale të tjera, 

as edhe një shtëllungë si ajo  

e një bimë e sofistikuar dhe 

montuar në serra, 

por një çështje e kozmosit 

që ecën në tokë dhe 

ruan shpirtin gjatë jetës, 

një lutje që dinë ta thotë 

atje mbi kupë me re 

të dendura si shkurre, 

ku qielli njeh formulën e besimit. 

Në tryezën e tokës, 

ka shumë ekipe 

të njerëzimit që Zoti krijoi, 

Unë nuk garoj 

vetëm për veten time 

ku bien në sy uniformat 

e lojtarëve të pakujdesshëm 

ku e quajnë veten 

nën një emër të rremë. 

Nga kjo galeri e Tokës  

me një çati graniti 

kur je shikues dhe vëzhgues 

do të identifikoni diskriminimin 

derisa të përvijoj ngjyrat  

e mundshme në astar  

të papërshkueshëm nga uji 

E hodha tekstin me fije ari  

se formula e betimit të  

Hipokratit është për të shëruar  

një shpirt të plagosur. 

 

Ngjyrat e ndërmjetme mungojnë në jetë! 

Nuk deshi të ndjehet si  

dora e mbetur pa punë,  

për të qëndruar si  

një lule e kultivuar  

sa për t’u këputur,  

që bukuria t’i hap portat  

e botës me aromën e saj,  

madje as si një tingull i  

plotë i kitarës dhe  

rreze e ndritshme  

në fytyrën e ndonjë personi,  

duke kërkuar strehim nga  

një portret i shqetësuar, 

që të kthehej në gjethet e verdhë  

si të jesh gjithmon në vjeshtë. 

Të shpallësh mirësinë tënde  

edhe nëse jeta ka qeshur me ty,  

si gjurmët e shkumës që  

përulen kur uji qetësohet  

pas detit të trazuar,  

pa atë ngjyrë të ndërmjetme  

miqësohu me jetën tuaj,  

pranoje si dashuri. 

Do dal të rri jashtë,  

kështu që po të pyeti kush,  

jamë e dalluar. 

 

Kur masa e kohës është e cekët! 

Ajo u shtrydh lehtë  

pa dëmtuar gjethet  

e pemës ngjyrë jeshile dikur  

që shërbyen rrugës së saj,  

qenë shkëputur nga zona  

për të mbuluar nga shkurre re 

një kostum gri në të verdhë  

që nuk janë nga toka,  

u përpoq të tund atë mbulesë  

me ndikim qiellor në fytyrën e saj.  

Ka kohë që nëna u largua,  

lutej zërin e saj të dëgjoj,  

kur jeta fillon fundin  

e simfonisë të errësojë,  

atje lartë ku duhet të kthehet  

në përjetësinë 

aromën e saj ngadal të nuhasë,  

Sa kohë kam që dëshiroj  

për ato fytyra si yll e hënë  

që të mund t’i përqafoj. 

 

Mesazhi “barba im” 

Ajo para se të fliste,  

vështroi fytyrën e tij  

për t’u përballur me  

momente vendimtare. 

U largua nga porta  

ndërsa ajo filloi të ecte 

një shteg të rrethuar  

me pemë dhe i shtruar  

me gurë të heshtur, 

ishin të bashkuar për  

të shërbyer rrugës së saj të vetmuar . 

E mbaj mend kur më the: 

Në ato panorama, 

kot do të kërkosh  

një udhëtar me  

gjethet e pemës ngjyrë jeshile  

janë të vyshkur nga mëria  

dhe vlerësimi numerik  

nuk është i justifikuar  

në këtë epokë kalimtare. 

Në një imazh ndodh se  

gjen boshllëkun e ngjyrave,  

udhëtarët që vijnë e shkojnë, 

marrin frymë fshehurazi  

nga era e ftohtë e jupiterit. 

Me zë të lartë dhe të egër  

ata qetësohen të frustruar  

ngrenë kokën në platformë  

por ende mbeten të ngujuar. 

Mos harro kurrë,  

mos i jep kërkuesit njohuri  

për një vizë mbrojtëse për ty. 

“Kurrë ato dy trosha  

nuk u bënën bukë”!… 

Që thërrimet e hedhura  

doja t’i rrisja  

për të bërë një strukturë  

mendoja se ishin perlat  

prej inxhije për të mos i thyer 

në nivelet ti vargoj  

si elektrone në një atom. 

Nuk e dija se ishin  

thërrimet me thepa  

që gëryen fytin se kishin  

dalë nga furrtare e zezë  

që më lanë shijen  

e metaleve të rënda si ajo e bakteries së lukthit. 

 

Një moçal i ngjeshur 

Një moçal i ngjeshur 

veshur jo me 

shtroja jeshile nga 

ligatinat e pyllëzuara, por 

me fije gri në të bardhë 

në kafkën e njerëzëve, 

që u lidh fytin shumëkujt  

ato lumenj me ujë të ëmbël  

dhe të kripura nga sistemet  

dhe organet si pyjet dhe 

shkurre të brendshme 

nga përmbytjet 

herë pas here mbush 

luginat nga shirat 

brenda trupit tonë. 

Si një fustanellë Labe  

ato kaçurrela truri  

me dhjam nga qafa  

e gusës së bardhë 

me dy gërsheta kuqe dhe blu  

mes brigjeve gjarpërojnë 

ndonjëherë i tremb  

vetëtima e sinapseve  

të shkurreve që i godet  

ndonjëherë rrufeja me  

lëvdata ose mallkime  

i pret kur polifonia nis  

të belbëzojë. 

 

Ishin sytë e tu, barba  

Ata sy blu hiri,  

qerpikët e zinj  

të rreshtuar dhe 

vetullat e trasha  

si kreshtat malore  

nga mjegullnaja  

që rrethon qiellin e parë  

me yje të krijuar,  

sy që përmallonin  

të kaluarën kur ishe 

fëmijë duke parë  

përpara pleqërinë  

për të mos treguar vuajtje.  

Ishin sytë e tu, barba,  

edhe pse lotët  

ndonjëherë i tradhtonin!… 

Sot një dekadë që nuk i kam parë. 

 

Butonët e “manshetave” 

Butonët e “manshetave” 

sa dekorative duken,  

një seri vibracionesh  

fleksibël të egos edhe  

në darsem e kthen atë  

në shufra të frikshme metali  

duke i shtrembëruar lidhjet  

si valltarët e tyre në rreth.  

Derisa të zgjerojë bazën  

në qarkun e një terminali  

të huaj për t’i emëruar “bossat”  

kur ata drejtojnë vallëzimin  

në një banket me lidhjet  

të një zinxhiri përreth  

që nuk i përket  

“darsmenëve” të huaj.  

Ky lloj “ligandi” kallaji  

i gatuar nga vetë ne  

mund të jetë edhe  

mbi ligjet e shtetit por  

jo mbi dispozitat e Zotit  

dhe të përfundojë ashtu  

si mund të fluturojë  

kjo “luleradhiqe” e klonuar  

nga një frymë e lehtë… 

 

Drama e jetës! 

Askush nuk e parashikoi, se 

pjesa e parë në librin e jetës, 

një histori e bujshme, 

ajo që kemi kaluar, ishte 

dramë, komedi, tragjedi ose 

çdo zhanër tjetër. 

Me shume kenaqesi sesa dhimbje, 

ku era fryn lirshëm, 

semiotika dhe kritika 

bëri lajme si politika, 

që fëmijët të tërheqin kufizime. 

Ngjarjet kaluan pa fatalitetë ose 

çdo incident, 

kur nuk ishim prindër vetë. 

II 

Por në botën e dramës, 

në kapitullin e dytë të librit, 

inovacioni ishte një zhanër i ri i muzikës, 

e kombinuar me romance, 

edhe dituria dhe dashuria 

duke u përplasur në një pistë, 

mbeten të rrahur dhe të shtrirë. 

III 

Kopja e pengjeve të një drame, 

e luftës së fituar, 

në kapitullin e tretë, 

do të ishte më i gjallë, 

nëse libri kopjohet, 

në pjesën e dytë dhe të parë. 

Në pjesën e katërt të librit, 

do ta gjesh veten të paketuar, 

nën një ndikim më të madh, 

ku ndjen frikë dhe dëgjon 

kockat e kafkës kur fillon çarja 

të përplaset me telekomandën, 

ndërsa kama godet  

me thikë në shpinë. 

Kur shikon mbrapa, 

në ngjarje të mëdha, 

shikon atë kapitull të pestë 

bagazhet thelbësore janë bërë, 

si shfaqja më e bukur e dramës, 

në trungun e jetës. 

Po e përqafoja, 

kapitulli i gjashtë, 

Kontrolloni gjithashtu

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Një rikujtim i bukur për historinë e 28 Nëntorit të 1912-tës!

Me rastin e festave të nëntorit, si dhe në  shenjë të përkujtimit të datë së …