Pas zgjedhjes së aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliut anëtare e Këshillit të Pavarur të Mediave, kanë vazhduar reagimet e organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias. Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit, me seli në Gjermani, ka paralajmëruar se do ta informojë Këshillin e Evropës për këtë zhvillim, që për ta, është shqetësues. Sot në Kuvendin e Kosovës, Luljeta Aliu është zgjedhur anëtare e KPM-së. Ajo njihet për qëndrimet e saj publike në përkrahje të LV-së dhe Kryeministrit Kurti. Federata Evropiane e Gazetarëve kishte kërkuar që të mos zgjidhen përkrahësit e partisë në psuhtet dhe i ishin bërë thirrje kreut të LV-së që të ndalë politizimin e KPM-së. Lidhur me këtë rast ka reaguar e shqetësuar edhe ECPMF-ja. Jemi shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës, i kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të zgjedhur Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave. Ajo zëshëm, rregullisht dhe publikisht e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e saj. Në asnjë mënyrë, ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur”, thuhet në njoftimin e ECPMF-së.

Luljeta Aliu debaton ashpër me Faruk Rexhajn në Komisionin e Pavarur të Medieve

Ish-analistja e pavarur e Vetëvendosjes dhe anëtarja e deleguar nga kjo parti në Komisionin e Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu, vazhdon të mbështesë fuqishëm politikat e partisë në pushtet. Gjatë një seance të Komisionit, ajo  pati një debat të ashpër me ushtruesin e detyrës së kryeshefit të KPM-së, Faruk Rexhaj, duke e akuzuar për konflikt interesi në rastin e Klan Kosovës. Luljeta Aliu akuzoi Rexhajn se po mbronte interesat e Devollëve, duke përmendur se gruaja dhe vëllai i tij punojnë për ta. Faruk Rexhaj mohoi akuzat, duke theksuar se kishte marrë miratim nga Agjencia Kundër Korrupsionit për pozicionin e tij dhe se nuk kishte konflikt interesi. Ai shtoi se vëllai i tij ka kompani të vet dhe nuk punon në industrinë e mediave. Kjo përballje reflekton tensionet e vazhdueshme brenda Komisionit, ku Vetëvendosje po synon të forcojë ndikimin e saj përmes një projektligji të ri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …