Luljeta Veselaj-Gutaj: Datat heroike 5, 6 dhe 7 Marsi duhet të jenë data feste kombëtare për vendin dhe popullin tonë

Luljeta Veselaj-Gutaj: Datat heroike 5, 6 dhe 7 Marsi duhet të jenë data feste kombëtare për vendin dhe popullin tonë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj e ka kujtuar 21 vjetorin e fillimit të etejës heroike të Familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Ajo ka thënë se datat heroike 5, 6 dhe 7 Marsi duhet të jenë data feste kombëtare për vendin dhe popullin tonë, festë e cila bashkon shqiptarët dhe popullin tonë “Po bëhen 21 vjet nga fillimi i betejës heroike të Familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari kundër forcave të armikut. Datat heroike 5, 6 dhe 7 Marsi duhet të jenë data feste kombëtare për vendin dhe popullin tonë, festë e cila bashkon shqiptarët dhe popullin tonë në përgjithësi, festë ku duhet të reflektojmë për punën tonë të përditshme me qëllim për të ruajtur e ngritur unitetin tonë. Shumë më e arsyeshme do të ishte të organizohet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës në kujtim të veprës heroike të Familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës se të mbahet seancë për politika ditore. Pse bash në këto data të mbahet seancë, jam e bindur se po përçojmë mesazh jounifikues si shtet. Konsideroj se kjo seancë duhet të bojkotohet!!! Lavdi Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …