Sot u mbajt seanca e parë paraprake për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, pasi u morën të pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve. Lulzim Basha, u mor i pandehur në gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për lobimine 675 mijë dollarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes një kompanie për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Në bankën e akuzës janë edhe ish-sekretari i Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani dhe financieri i kësaj force politike, Ilir Dervishi. Tre personat akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa hetimet për “Pastrim të produkteve të veprës penale” u pushuan. Nëse provohen akuzat për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore, ata do të dënohen nga 3 deri në 7 vjet burg.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Qeveria Kurti ka fyer veteranët dhe ka përdorur propagandë ruso-serbe
Në konventën e Nismës Socialdemokrate, lideri i partisë, Fatmir Limaj, shprehu kritika të ashpra ndaj …