leoni

Salih Berisha dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha: Berisha e mori partinë për t’u mbrojtur nga Amerika e Britania, duke ia shitur zgjedhjet Edi Ramës, për vulën e PD-së

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu ka përgjigjur sulmeve të Sali Berisha, i cili ndodhet  nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit 2023 dhe i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, prej javës së kaluar për akuzën “korrupsion pasiv”, për dosjen “Partizani”. Basha e akuzon Berishën se e ka marrë peng PD-në dhe po minon opozitën duke i shërbyer Ramës. Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, shprehet ndër të tjera se “është trishtim i madh përçartja e tij (Berishës) dhe se para tre vitesh i kam kërkuar të largohet me dinjitet që të mos “vdesë” politikisht me turp. Berisha e mori partinë për t’u mbrojtur nga Amerika dhe Britania e Madhe duke ia  shitur zgjedhjet Edi Ramës, që në këmbim të marrë vulën e PD-së. Basha shprehet se “Shqipëria meriton më shumë se kooperativa e bashkuar Rama-Berisha”, që “punojnë vetëm për interesat e tyre, kundër interesave të Shqipërisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …