Kryesia e Partisë Demokratike ka votuar unanimisht propozimin e kryetarit Lulzim Basha për djegien e mandateve. Pas mbledhjes, Lulzim Basha foli për mediat, duke thënë se kjo ishte alternativa e fundit e opozitës. “Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete. Djegia e mandateve është alternativa e fundit që i është lënë opozitës që të arrijë një qëllim madhor. Të shembë një qeveri të krimit, për krimit dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit”, tha Basha.