Lulzim Basha iu ka drejtuar me një mesazh demokratëve, të cilët e rizgjodhën në krye të Partisë Demokratike

Lulzim Basha iu ka drejtuar me një mesazh demokratëve, të cilët e rizgjodhën në krye të Partisë Demokratike

Teksa falënderoi demokratët që e mbështetën dhe kandidatin Gjegj Hani, Lulzim Basha tha se ai është i vetëdijshëm për sfidat që e presin në opozitë si dhe brenda PD-së. “Të dashur miq, zonja dhe zotërinj, demokratë anë e mbanë Shqipërisë, një falënderim nga zemra për të gjithë ju, për qendrën në këto kohë të vështirë dhe sfiduese. Për pjesëmarrjen tuaj në temperatura përvëluese natyrale dhe artificiale, duke dëshmuar se demokratët mbeten shpresë e këtij vendi. Falënderim dhe mirënjohje për strukturat drejtuese të PD që zhvilluan këto zgjedhje të qeta. Mirënjohje për përfaqësuesit në komisionet e votimit, falënderim të veçantë për Gjergj Hanin që me fuqinë e argumentit të tij, pastërtinë e shpirtit të tij, me përkushtimin ndaj PD dhe Shqipërisë, e kthehu këtë proces në një debat të vërtetë dhe vlerash. Faleminderit Gjergj. Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. Lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të sponsorizuar nga ata që duan me çdo kusht që e duan Shqipërinë kështu, pa mundësi ekonomike, pa kongruencë as në politikë, as në ekonomi, me media nën censurë, me drejtësi nën presion. Mbi të gjitha, e sotmja nuk shënon proces të thjeshtë, por nisjen e punës. Puna fillon menjëherë për të ndërtuar urën mes dy brigjeve të mosbesimit“-tha Basha. Me 16 mijë e 196 vota, Lulzim Basha u zgjodh për herë të katërt në krye të PD-së, kundrejt 1650 vota që mori kundërshtari i tij Gjergji Hani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …