Lulzim Basha kërkon hetim nga SPAK-u për kullën që do të ndërtohet në vendin ku është parku, pas Teatrit të Operas dhe Baletit

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha kërkon hetim nga SPAK për kullën që do të ndërtohet në vendin që deri më tani ka qenë park, pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Prishja e një prej parqeve të pakta që i kanë mbetur Tiranës për të ndërtuar aty një kullë të re është dëshmi e qartë e shkatërrimit të kryeqytetit dhe përdorjes së hapësirave publike si lavatriçe për të pastruar paratë e krimit, shkruan demokrati në reagimin e tij, të publikuar në rrjetet sociale. Inkurajoj SPAK të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj kulle? Paratë e kujt po pastrohen aty? Hapësira e gjelbër që po shkatërrohet ngrihet mbi gropën që qelbi për vite të tëra Tiranën, tashmë po shndërrohet në kullën ku do pastrohen paratë e krimit, korrupsionit dhe pazareve të pista politike. Ndaj thirrja ime për drejtësinë është që ajo të shndërrohet në skenë krimi para se të jetë vonë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …