leoni

Lulzim Basha, më në fund ka pranuar t’i “dorëzohet” Prokurorisë së Tiranës

Lulzim Basha: Për 8 vite Edi Rama më ka akuzuar si kukull e Sali Berishës, e ai më ka akuzuar si peng i Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim  Basha, ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ato të kryeministrit Edi Rama, për pazare. Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për ‘kukull’ të Sali Berishës. Dje Sali Berisha më ka akuzuar për ‘peng’ të Edi Ramës. E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodhë kurrë. Të dyja anë të të njëjtës medalje. PD-ja po ecën përpara. Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i çdo demokrati dhe misioni im. Do t’i qëndrojë me përkushtim deri në fund. Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të pasur Kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane ”, ka thënë Basha.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …