Lulzim Basha, shprehet i i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Edi Ramën edhe pse për 8 muaj e kishte refuzuar

Lulzim Basha, shprehet i i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Edi Ramën edhe pse për 8 muaj e kishte refuzuar

Kryetari i Partisë Demokratike dhe i opozitës jashtë parlamentare, Lulzim Basha, pas vendimit të mbrëmshëm të Bundestag-ut, lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë,  është shprehur i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me kryeministrin, Edi Rama. Për rreth 8 muaj, Lulzim  Basha e ka kushtëzuar dialogun me largimin e Ramës nga posti i kryeministrit, mirëpo  pas vendimit të Bundestagut gjerman tani vendos një tjetër kusht: dialog me praninë e ndërkombëtarëve. Të enjten në mbrëmje ai deklaroi: “Unë dhe PD jemi dakort për një proces politik të propozuar nga faktori ndërkombëtar që të japim kontributin tonë për daljen nga kriza. Pak rëndësi ka ulja në një tryezë me apo pa Edi Ramën, thotë Basha i cili ka ndërprerë edhe protestat e dhunshme. Edhe zonja Kryemadhi ka hequr dorë nga protestat e dhunshme dhe nga kushtëzimi i bisedimeve pa praninë e Edi Ramës. Servilizmi  dhe frika e opozitës ndaj të huajve, e solli në binarë fillimin e shtendosjes së krizës politike në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …