Dinari i Serbisë po lejohet të përdoret si valutë këmbimi në Republikën e Kosovës. Shumë qytetarë serbë ende blerjet e tyre i bëjnë në dinar nga Serbia, duke marrë për bazë situatën politike në veri atje edhe mund të kuptohet përdorimi i dinarit si rezultat i mos shtrirjes së sovranitetit të te gjitha institucionet e pjesës veriore, por dinari serb po përdoret më të madhe edhe në lokalitete tjera të banuara me shumicë shqiptare.
Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kapitulli I, neni 11 thuhet:
Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme e që është euro, prandaj qeveria e vendit duhet të ndaloj përdorimin e dinarit serb i cili po del të jetë lirshëm i përdorshëm në territorin e Kosovës, kjo është shkelje e Kushtetutës së Kosovës, për çudi as Banka Qendrore e Kosovës si autoritet i rregullimit të tregut nuk ka ndërmarr as edhe një masë deri më tani.
Përdorimi i valutave tjera në kundërshtim me kushtetutën e vendit rrënon sistemin financiar në shtetin tonë, është veprimtari ilegale dhe si e tillë ajo duhet të sekuestrohet në momentin që organet e shtetit e hasin në territorin e Republikës së Kosovës.
Shitblerjet me dinar serb sidomos në enklava me shumicë serbe është përditshmëri, ky akt anti kushtetues nxitë ekonomin informale sepse këto mjete nuk raportohen në ATK, nuk raportohen edhe në institucione tjera, duke kryer vepër penale ikje nga tatimi, dhe kjo duhet të jetë alarm për institucionet e Kosovës.
Përdorimi i dinarit serb i shkakton miliona euro dëme shtetit të Kosovës, ekonomia e zezë ka shtri rrënjët në disa enklava, Serbia po vazhdon të paguaj paga në dinar për strukturat paralele, të gjitha transaksionet krehën në dinar madje për çudi edhe në disa lokalitete me shumicë shqiptare tregtaret po e pranojnë dinarin serb si mjet i shitjes duke shkelur Kushtetutën e vendit të vet, dhe kjo është tepër shqetësuese, prandaj i ftojë organet kompetente ATK, inspektoratin e tregut, krimet ekonomike, policin e shtetit që të ndërmarrin masa emergjente në zbatim të kushtetutës por edhe në luftim të kontrabandës krimit të organizuar përmes përdorimit të dinarit serb.
Si qytetar i vendit si tatimpagues njëherësh edhe si njohës i fushës së ekonomisë i bëj thirrje organeve kompetente, sidomos Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Administratës Tatimore, krimeve ekonomike, inteligjencës financiare, qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Republikës e mekanizmave tjerë vendimmarrës që të ushtrojnë të drejtën dhe obligimin kushtetues që të vejnë rregull në tregun financiar, menjëherë të ndalojnë përdorimin e valutave të huaja në territorin e vendit.
Administrata Tatimore e Kosovës duhet të rrisë inspektimin në enklavat serbe, dhe të gjitha bizneset që bien ndesh me rregullat të paralajmërohen për pasojat ndëshkimore sipas legjislacionit kosovar, nuk ka askush imunitet që ti ikë tatimit, secili biznes duhet të regjistrohet pranë organit kompetent siç është ARBK, dhe të operojë sipas ligjit për administratën tatimore, duke i paguar tatimet shtetit sepse ky është detyrim ligjor pa u diskriminua askush.
Banka Qendrore e Kosovës duhet ta luaj rolin e saj kushtetues si rregullator i tregut financiar në vend, Banka Qendrore vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë, duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka përgjegjësi ekskluzive për licencimin/regjistrimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare: banka, sigurues, fonde pensionale, institucione mikrofinanciare, institucione financiare jobankare, ndërmjetësues në sigurime, trajtues të dëmeve si dhe subjekteve tjera juridike që ushtrojnë veprimtari financiare siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi në Republikën në Kosovës.
Me qëllim të nxitjes së sistemeve të sigurta dhe efikase të pagesave, BQK-ja ka tri role kryesore në sistemin e pagesave:
Roli Operacional – Ofron infrastrukturën për kliringun dhe shlyerjen e pagesave ndërbankare; administron dhe operon një sistem hibrid (SPN – Sistemi i Pagesave Ndërbankare) për kliring dhe shlyerje të pagesave me vlera të mëdha dhe të vogla.
Roli Mbikëqyrës – Përcakton rregullat dhe procedurat, vendos standardet për të nxitur dhe mbështetur një sistem pagesash të sigurt, efikas për procesimin e pagesave dhe, vlerëson sistemet kundrejt standardeve të vendosura; dhe
Roli i Katalizatorit – Nxit dhe promovon efikasitetin dhe sigurinë në përdorimin e instrumenteve të pagesave dhe të sistemeve të pagesave.
Edhe Kuvendi i Kosovës duhet të luaj rolin kushtetues dhe të kërkojë nga organet kompetente zbatimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës, të kërkojë nga këto organe të ndalojë përdorimin e dinarit serb, kjo si nevojë e luftimit të ekonomisë informale, luftimin e terrorizmit, shmangien e tatimit.
Përdorimi i dinari serb po i mbështet aktet terroriste në territorin e Kosovës, kriminel të paguar nga ana e Serbisë po paguhen me dinar për të sulmuar organet e rendit, policin e Kosovës, forcat paqeruajtëse KFOR, policin e Eulex-it e zyrtaret shtetëror të Kosovës, andaj kjo valutë duhet të ndalohet.
Ditë më parë qeveria kishte marrë vendim për shpalljen e dy organizatave kriminale si organizata terroriste, këto organizata kriminale po operojnë me pagesë nga Serbia, dhe kjo pagesë po ju bëhet me dinar në shuma tejet të larta.
Kosova ka ligje që e sanksionojnë drejtpërdrejt terrorizmin dhe duhet vepruar menjëherë.