Mr. Lulzim A. Beqiri

Lulzim A. Beqiri: Pse nuk duhet ngritur pagat në sektorin publik duke anashkalua sektorin privat

Ngritja e pagave vetëm në sektorin publik ka ngjallur reagime të ashpra nga sindikatat dhe përfaqësuesit e sektorit privat siç është: Oda Ekonomike e Kosovë, një ngritje e pagave në sektorin publik e paralajmëruar nga Ministri i Financave i Republikës së Kosovës Bedri Hamza është e papranueshme, veçanërisht në gjendjen aktuale që mbretëron në sektorin privat. Mos harroni se sektori privat mbush arkën e shtetit, ku kontribuues aktiv janë mbi 300 mijë qytetar, dhe të anashkalohen vetëm se nuk kanë një zë në Qeveri, nuk ka kurrfarë shije.

Kosova nuk e ka luksin e rritjes së pagave në sektorin publik. Republika e Kosovës po ballafaqohet me krizën më të madhe që nga paslufta, një situatë e kaosit e dhunës me një Qeveri shumë të diskutueshme, pra nuk ka kushte as politike e as rritje ekonomike për një ngritje prej 25% apo 30% siç pretendon ministri, për një rritje të pagave do të duhej një rritje dyfishtë 8% ose 10%.

Sipas Statistikave nga ASK paga mesatare në sektorin publik dhe privat dallon shumë dhe Kosova prin dukshëm nga vendet e rajonit me një praktik të tillë, mendoj se nuk është praktik e mirë anashkalimi kaq i madh nga Qeveria e vendit.

Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2012 ishte vetëm 407 Euro, derisa në vitin 2016 arriti në 525 Euro, duke u rritur me 28.95%. Derisa, paga neto nga 353 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 449 Euro, një rrije prej 27.09%.

Sipas ASK-së paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2012 ka qenë 367 Euro, derisa në vitin 2016 arriti në 371 Euro, që u rrit me vetëm 1.09 %. Derisa, paga neto nga 333 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 337 Euro, me një rritje prej vetëm 4 Eurosh.

Sektori i ndërmarrjeve publike ka pagën më të lartë mesatare, në vitin 2012 ishte 518 Euro, derisa në vitin 2016 ishte 660 Euro, që u rrit për  27.41%. Paga neto nga 465 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 586 Euro, një rritje prej 26.02%.

Sipas raportit të fundit të ASK-së niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te ndërmarrjet publike. Në vitin 2012, te ndërmarrjet publike, paga mesatare bruto ishte 518 Euro, derisa në vitin 2016 arrinte në 660 Euro.

Sektori publik, në vitin 2012, kishte një pagë mesatare bruto 407 Euro dhe në vitin 2016 një pagë mesatare 525 Euro. Sektori privat ishte sektori me pagën më të ulët mesatare bruto dhe me një rritje shumë të vogël. Ky sektor, në vitin 2012 kishte një pagë mesatare 367 Euro, derisa në vitin 2016 kishte një pagë mesatare 371 Euro.

Kosova renditet e treta sa i përket pagës mesatare neto, pas Malit të Zi dhe Rumanisë, Republika e Malit të zi pagën mesatare neto në vitin 2016 kishte 499 euro, e pasuar nga Rumania me 465 euro duke e renditur Kosovën para Shqipërisë e Serbisë, paga neto në Kosovë sipas ASK-së për vitin 2016 ishte 457 euro, pastaj vinë të renditura vendet tjera.

Paga minimale në Kosovë aktualisht paga minimale është e kategorizuar në 130 Euro për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 Euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare.

Paga mesatare neto në Kosovë paga mesatare neto, në vitin 2012, arrinte nivelin 465 Euro, derisa në vitin 2016 arrinte në 586 Euro. Sektori publik, në vitin 2012, kishte një pagë mesatare neto 353 Euro dhe në vitin 2016 një pagë mesatare neto prej 449 Eurosh. Sektori privat, në vitin 2012, kishte një pagë mesatare neto 333 Euro, derisa në vitin 2016 kishte një pagë mesatare 337 Euro.

Jo të gjithë sektorët patën rritje të shprehur të pagave nëpër vite. Në sektorin publik, paga bruto, për periudhën 2012-2016, u rrit për 118 euro. Te sektori privat, kishte vetëm një rritje prej 4 Eurosh, brenda periudhës në fjalë, nga 367 në 371 Euro. Te ndërmarrjet publike, pati rritje më të madhe me 142 Euro më shumë se viti 2012. Paralel u rritën edhe pagat neto.

Pra nuk ka kuptim një rritje e tillë e pagave në këtë krizë që po e kalon vendi, më qindra mijëra raste sociale me një papunësi rekorde mbi 35%, s’ka vend për rritje, e udhës do të ishte të shkarkohet administrata e ngarkuar dhe të hartohen politika në mbështetje të sektorit privat sepse është afër daljes nga kontrolli, mos harroni mbi 13 qytetarë kanë humb jetën në vendin e punës në sektorin privat vetëm në vitin 2017, pra rritje jo e drejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …