Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë që po mbahet në kazermën ushtarake “Adem Jashari”, në Prishtinë, me rastin e 26-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, Lulzim Jashari tha se nëntori dhe marsi janë muajt kur më shumë se herët tjera kthejnë vështrimin mbi historinë tonë. “Nëntori dhe marsi janë muajt kur më shumë se herët tjera kthejnë vështrimin mbi historinë tonë. Të dashur ushtar ju keni traditë të pasur luftëtaresh, që nga Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, e UCK-së, duhet të jeni krenar. Armët tuaja, janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan dhe më gjerë, armët e paraardhësve nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve. Arma e shqiptarit, shkrepi vetëm në emër të lirisë, këtë traditë madhështore duhet ta ruajmë dhe të ia trashëgojmë brezave”, ka theksuar mes tjerash, Lulzim Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …